Në javën e pestë të këtij kampionati ekipi i futbollit “Burreli” ka pësuar humbjen e parë. Pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, skuadra e drejtuar nga tekniku Ditmar Bicaj është mundur nga Kastrioti i Krujës me rezultatin 2 me 1.
Vendësit e kanë zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë ku kanë shënuar me Berishën në minutën e 20 dhe në minutën e 33 me Ajazin.
Matjanët arritën të shënojnë golin e nderit në minutën e 90-të me Xhakajn.
Ndeshjet e luajtura këtë të shtunë u mbyllën me rezultatet:
LUSHNJA-BESA 0-0
KORABI-VORA 0-1
4′ Avdiu
KASTRIOTI-BURRELI 2-1
20′ Berisha, 37′ Ajazi / 90′ Xhakaj
POGRADECI-ERZENI 1-0
90’+4′ Panadiç