E enjte, 21 Nëntor, 2024

Ndahen banesat me kosto të ulët në Burrel, i pranishëm edhe Ministri Blendi Gonxhja

25 banesat me kosto të ulët që u ndërtuan me financim të Entit Kombëtar të Banesave, institucion ky në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe Bashkisë Mat, janë dorëzuar tek familjet përfituese.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar këtë të enjte për këtë rast ishte Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave Stefan Çipa etj.

Në fjalën e tij, Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj falenderoi institucionet qeveritare për mbështetjen e dhënë në ndërtimin e këtyre banesave me kosto të ulët.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja theksoi se ky nuk do të jetë investimi i vetëm në këtë sektor pasi të tjera banesa do të nisin ndërtimin brenda një kohe të shkurtër dhe se qëllimi është ardhja në ndihmë e familjeve të tilla përfituese.

Tashmë familjet përfituese të banesave sociale mund të nisin mobilimin e shtëpive dhe të futen në to për të banuar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit