E premte, 22 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Blektoria në rënie

Blegtori Artan Zeneli, nga fshati Kovashicë, Njësia Administrative Shupenzë, Bulqizë, pas emigrimit në Itali është kthyer dhe ka investuar në fshatin e tij duke ngritur një fermë me dhi e dele. Ai mbarështon rreth 120 krerë të imta, ndonëse thotë se nuk ka ndonjë përfitim në mbarështimin e tyre.

Artan Zeneli thotë se për të ndihmuar ekonominë e blegtorisë që ka ngritur nuk ka aplikuar në skemat e mbështetjes që jep Qeveria vit pas viti. Por ai pohon se as nga strukturat vendore veterinare nuk ka pasur asnjëherë mbështetje.

Sipas blegtorit Zeneli, këtë vit çmimi i qumështit ka qenë në rënie. Nisur nga këto problematika është vënë re edhe rënia e numrit të krerëve të imta në zonë, që dikur mbarështonte rreth 6-7 mijë krerë. Ndërsa sot, numri total i tyre në Shupenzë nuk arrin në 1000 krerë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit