E premte, 22 Nëntor, 2024

Dibër/ Aksidentoi një shtetase si dhe drejtonte motomjetin pa dokumenta, procedohet 47-vjeçari

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht nje 47-vjeçar nga Peshkopia.

Ky i fundit ka drejtuar motomjetin e tij pa targa dhe dokumentacion përkates si dhe ka rrezikuar jetën e një shtetaseje duke e përplasur atë.

Për fat të mire gjendja e saj ndodhet e mire dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S.Xh., 47 vjeç, banues në Peshkopi, i cili teksa drejtonte motomjetin e tij pa targa dhe pa dokumentacion, ka aksidentuar një shtetase (këmbësore), e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit