E enjte, 21 Nëntor, 2024

Mjegull në rrugën e Arbrit në segmentin e Gjoricës, apel për drejtuesit e mjeteve

Segmenti i rrugës së Arbrit, që nis nga ura e Çerenecit deri në afërsi të Bllatës, çdo mëngjes mbulohet nga mjegulla e dendur. Prania e mjegullës në orët e para të ditës është kthyer në problem për drejtuesit e mjeteve por edhe për banorët që jetojnë përreth këtij segmenti rrugor.

Më shqetësuese situata bëhet në fshatin Gjoricë ku ka shumë lëvizje edhe të këmbësorëve që kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën për shkak të punës që bëjnë në tokat bujqësore që i kanë ngjitur me zallin e Bulqizës.

Specialistët e qarkullimit rrugor këshillojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë rrugë për të lëvizur gjatë orëve të para të ditës të tregohen të kujdesshëm pasi për shkak të fushëpamjes së kufizuar si pasojë e pranisë së mjegullës së dendur, mund të bëhen shkak për aksidente rrugore. #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit