Indeksimi i pensioneve në masën 4.1% që u bë me vendin qeverie dhe nis zbatimin nga 1 Tetori, për pensionistët dibranë është qesharake pasi vlera e rritjes është shumë e ulët.
Ata thonë se masa e rritjes me 4.1% të pensionit aktual, vlera e pensionit rritet me 400 lekë të reja, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në përballimin e shpenzimeve dhe kostos së jetesës. Pensionistët e gjykojnë si tallje këtë vendim i cili, thonë ata, nuk i nxjerr nga disa vështirësi ekonomike të domosdoshme si sigurimin e ilaçeve apo blerja e produkteve të shportës.
Si shembull pensionistët marrin rritjen e pagave që u janë bërë deputetëve apo punonjësve të administratës publike.
Nga indeksimi i pensioneve i parashikuar në vendimin e qeverisë do të përfitojnë rreth 790 mijë përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta. /btvnewws.al