E hënë, 25 Nëntor, 2024

Normat më të larta të ryshfetit në Rajon”, Basha: Duhet një Qeveri që lufton korrupsionin

Lulzim Basha, kreu i demokratëve Euroatlantikë, ka komentuar studimin e fundit të koalicionit SELDI dhe shprehet se çdo tregues ndërkombëtar dëshmon se kjo qeveri nuk i shërben qytetarëve, por vetes dhe taksidarëve të saj.

Ai thotë se normat më të larta të ryshfetit në rajon, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë ryshfet dhe shantazhet më të larta ndaj qytetarëve prej korrupsionit, janë një thirrje për të lënë pas dështimet e kësaj qeverie, për të nisur një kapitull të ri për Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme.

Basha shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe garanton mirëqeverisjen, për ta nxjerrë atë nga bataku i pandëshkueshmërisë. Sipas tij, këtë e realizon programi i Demokratëve Euroatlantikë që parashikon ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin.

Postimi i Bashës

Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe garanton mirëqeverisjen, për ta nxjerrë atë nga bataku i pandëshkueshmërisë, që ka varfëruar familjet shqiptare, ka larguar rininë dhe e ka bërë një vend ku nuk bëhet dot biznes.

Çdo tregues ndërkombëtar dëshmon se kjo qeveri nuk i shërben qytetarëve, por vetes dhe taksidarëve të saj. Normat më të larta të ryshfetit në rajon, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë rryshfet dhe shantazhet më të larta ndaj qytetarëve prej korrupsionit, janë një thirrje për të lënë pas dështimet e kësaj qeverie, për të nisur një kapitull të ri për Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme.

Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin:

✅ Themelimi i “Njësisë së Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura”, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike;

✅ Shndërrimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që sot ka fuqi rekomanduese, në një Gjykatë të Kontrollit të Shtetit, me fuqi ekzekutive, vendimet e të cilit do të zbatohen menjëherë dhe pa asnjë pikëpyetje nga qeveria e ardhshme dhe nga çdo instancë e shtetit shqiptar;

✅ Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO;

✅ Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia” për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë;

✅ Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anullimi i çdo kontrate korruptive;

✅ Me parimin “Ndiq paranë” dhe me vetting-un e politikanëve, ne do të spastrojmë Parlamentin, qeverisjen qëndrore dhe lokale nga politikanët e korruptuar, të pasuruar në kurriz të shqiptarëve – Shqiptarët duhet të dinë kush janë politikanët e korruptuar dhe kush jo.

Duke luftuar korrupsionin ne mundësojmë më shumë investime, më shumë punësim, më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë.

Shqipëria meriton më shumë

Artikuj te ngjashem

Me te fundit