Një 44-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të diele, në rrugën kombëtare Burrel-Klos.
Policia bën me dije se shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.