“Është akoma herët për të thënë ndonjë gjë për ekipin se nuk kanë ardhur të gjithë, i dimë cilësitë tona dhe mund tja dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Me Çekinë kemi luajtur dy herë kundër, Gjeorgjia ka një futboll të shpejtë dhe lojtarë të mirë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë, por unë kam besim.
E rëndësishme është që në fund të fitojë Shqipëria. Ka një impakt të madh në çdo lojtar se është një eksperiencë që e ëndërrojnë, kemi pasur fatin të jemi në Europian, ndeshjet e Ligës së Kombeve janë më ndryshe, eksperienca e Europianit do të na ndihmojë për këto sfida. Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira. Nuk do të ketë ngacmime se jemi shumë mes njëri-tjetrit, është konkurrencë e fortë por këtu e vendos trajneri”, përfundoi ai.