Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar
Njoftime i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al