E premte, 22 Nëntor, 2024

Inerte përgjatë rrugës së Arbrit në Gjoricë, ndotet shtrati i zallit të Bulqizës

Bashkia e Bulqizës mbetet ndër më të padisiplinuarat në shkallë qarku sa i përket vendit për depozitimin e mbetjeve inerte që dalin nga rikonstruksione apo ndërtime të ndryshme në territorin e saj.

Një nga zonat më të ndotura dhe më problematike mbetet Gjorica.

Rruga dytësore afër rrugës së Arbrit është e pushtuar nga mbetje të hedhura aty nga persona të paidentifikuar. Tulla, tjegulla, beton e mbetje plastike janë hedhur jo shumë larg trasesë  së rrugës së Arbrit, por që nuk janë diktuar nga autoritetet.

Jashtë kameras, banorët e Gjoricës shprehen se mbetjet janë hedhur gjatë natës nga persona të panjohur dhe dyshohet se vijnë nga ndërtime apo rikonstruksione që bëhen në qytetin e Bulqizës.

Fakti që Bashkia Bulqizë nuk ka ende një vend të përcaktuar për mbetjet inerte me vendim të këshillit bashkiak, qytetarët apo subjektet tregtare shfrytëzojnë këto hapsira publike për të hedhur mbeturinat inerte që i prodhojnë vetë gjatë punës me objekte të ndryshme

Situata e ndotjes së këtij lloji në Bulqizë është problematike edhe në zona të tjera, kryesisht ato pranë qytetit ku janë hedhur me dhjetra apo qindra metër/kub inerte.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit