E premte, 22 Nëntor, 2024

Parashikimi i motit, 7 Tetor 2024

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë nuk priten reshje.

Ndërsa në orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira të shpeshta vetëm zonat përgjatë kufirit Lindor.

Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit