Banorë të shumtë të Peshkopisë dhe fshatrave përreth kanë përfunduar në urgjencën e spitalit me shenja të rënda helmimi nga uji i pijshëm.
Ata thonë se uji i ujësjellësit të Sopanikës është kontaminuar dhe personat që e kanë konsumuar kanë të vjella dhe dhimbje të forta barku.
Dibranët i bëjnë thirrje autoriteteve, qeveritare dhe vendore, që të kryejnë sa më parë analizat e ujit, ndërsa banorëve u kërkohet të mos e konsumojnë në asnjë lloj mënyre.