Ujësjellësi i Sopanikes në Bashkinë Dibër i kontaminuar, dhjetra banorë të helmuar!
Prej 2 ditësh urgjenca e spitalit të Peshkopisë po përballet me flukse të mëdha njerëzish: burra, gra, fëmijë, të cilët kanë shfaqur simptoma të helmimit.
E gjitha kjo dyshohet se ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm.
️ Ujësjellësi i Sopanikës furnizon me ujë dhjetëra fshatra të 4 Njësive Administrative (Arras, Fushe-Çidhen, Kastriot, Tomin) të bashkisë Dibër.
️