E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Disa banorë në Dibër përfundojnë në spital me simptoma helmimi, mes tyre dhe të mitur

Disa persona në Dibër, mes tyre edhe të mitur, janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Për rastin është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”-njofton policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit