E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Horoskopi, 9 Tetor 2024

Dashi

Do jeni shumë të shqetësuar sot mbi një çështje delikate në çift dhe nuk do i bëni gjërat me qetësi. Në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Kujdes!

Demi

Do i qëndroni shumë besnike partnerit tuaj sot edhe pse tundimi do jetë i madh. Ai do jetë krenar për ju dhe do ju dashurojë me më shumë pasion.

Binjakët

Ditë pozitive dhe e kënaqshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Askush nuk do ja arrijë dot t’iu prishë punë dhe as t’iu fusë grindjen mes jush.

Gaforrja

Do ndizet drita jeshile sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do ecë për mrekulli. Do i zgjidhni shpejt edhe problemet që keni pasur. Dielli do jetë planeti më i favorshëm për sektorin e financave.

Luani

Do keni shumë probleme financiare gjatë gjithë kësaj dite dhe duke u marrë me to nuk do keni aspak mendje për t’u marrë me partnerin. Yjet ju këshillojnë të mos neglizhoni asgjë, pasi mund të pendoheni më vonë.

Virgjëresha

Dashuria do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të përmirësohet pas një periudhe të vështirë. Situata financiare do jetë mjaft e vështirë.

Peshorja

Jeta në çift do jetë pasionante dhe mjaft emocionuese sot. Do ia kaloni më së miri me atë që keni në krah dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë moment. Financat do jenë delikate për shkak të disa shpenzimeve që do të kryeni.

Akrepi

Çiftet do tregohen edhe më kërkues me atë që kanë në krah dhe kjo do sjellë disa mosmarrëveshje të vogla. Kujdes! Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Përfitoni!

Shigjetari

Dy planetë do e mbrojnë fort jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Përveç kësaj ata do iu bëjnë edhe më joshësh dhe do krijojnë një ambient romantik për ju dhe partnerin.

Bricjapi

Për ata që janë në një lidhje, kjo ditë do jetë një nga më të bukurat e muajit. Çdo gjë do shkojë mjaft mirë ndërmjet jush dhe emocionet do jenë të mëdha. Kujdes, mos u nxitoni për asgjë.

Ujori

Mos bëni asnjë lloj ndryshimi sot në jetën tuaj në çift, por vazhdoni ashtu si e keni nisur. Do ndiheni mirë dhe të qetë. Gjendja financiare do jetë e qëndrueshme, kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër sesa zakonisht.

Peshqit

Nuk do bëni aspak lëshime ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund ta nxeh shpeshherë atmosferën në çift. Në aspektin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit