E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dibër/ Banorët e Majtarës hasin probleme në bujqësi dhe infrastukturë…

Fermerët e fshatit Majtarë, Maqellara dhe në të gjithë Bashkinë e Dibrës , probleme me bujqësinë, prodhimin, tregun, rrugët dhe subvencionimin e saj!
Fermerët kanë nisur mbledhjen e prodhimeve bujqësore gjatë këtyre ditëve, ndonëse janë të pakënaqur me sasinë e prodhimit.
Në fshatin Majtarë të Maqellarës në Dibër, kanë nisur korrjen dhe vjeljen e misrit, ndonëse nuk janë krejt të kënaqur me prodhimin që kanë marrë.
Një nga problemet me të cilat janë përballur thuajse të gjithë fermerët e qarkut Dibër ka qenë ai i fasules, pasi këtë vit nuk ka patur prodhim.
Një tjetër problematikë që po përballen familjet e këtij fshati është edhe mungesa e aksesit për të kaluar rrugën e Arbrit, e cila i ka mbyllur rrugën që ishtemë parë.
Banorët e këtij fshati ankohen jo vetëm për prodhimin e dobët, por fermerët e këtij fshati nuk kanë marrë ende paratë për subvencionimin simbolik të naftës, megjithëse duhet ta përfitojnë ose të jenë përfitues. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit