Një konflikt i dhunshëm është regjistruar në qytetin e Peshkopisë, ku janë përfshirë tre persona, mes tyre dy punonjës të bashkisë Dibër.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Dibrës, shtetasi B.M. është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K. dhe E.M., dy punonjës të bashkisë, për motive ende të paqarta.
Sakaq, të tre personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht po mbahet nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Policia është angazhuar nën drejtimin e Prokurorisë për të kryer hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër).
Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. #btvnews.al