Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i qendrës anticiklonare duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Pjesa e dytë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të kenë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale që pritet të regjistrohet në zonat e ulëta.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.