Ndërtimi i rrugës së Arbrit i ndau tokat bujqësore në dy pjesë në fshatin Gjoricë të Bulqizës. Kjo bëri që banorët të kishin nevojë për rrugë dytësore për të shkuar tek tokat e tyre. Ndërkohë një pjesë e rrugës është shtruar me asfalt ndërsa pjesa tjetër që të dërgon në lagjen “Zall” është e paasfaltuar.
Banorët e kësaj lagjeje kërkojnë që edhe pjesa e rrugës së tyre të asfaltohet ashtu siç është bërë me pjesën tjetër. Ata shprehen se Bashkia Bulqizë do të bënte asfaltimin e saj por edhe pse kanë kaluar disa vite që kur është ndërtuar rruga e Arbrit, nuk po asfaltohet. Pjesa e pa asfaltuar nis nga kryqëzimi kryesor i fshatit Gjoricë e deri tek nënkalimi në lagjen “Zall”.
Për banorët e Gjoricës ndërtimi i rrugë së Arbrit i ka dëmtuar sidomos për të shkuar tek tokat e tyre bujqësore pasi nuk kanë sigurinë e duhur. #btvnews.al