Ditën e sotme është bërë e mundur ndalimi i një shtetasi në Bulqizë.
Shtetasi me iniciale E.C., 30 vjeç drejtonte makinën në gjëndje të dehur duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesve te tjerë të automjeteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin E.C., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. #btvnews.al