Zjarrfikësja në Dibër, një autobot i embargos me Jugosllavinë!
Fiksi shkoi edhe në Dibër, ku shefi i Stacionit të Zjarrfikëses thotë se kanë një mjet të viteve ’90. “Nuk është fare funksional, pasi nuk futet në male. Edhe maloret mezi i ngjit. Nuk shkojmë dot më shpejt në vatrat e zjarrit. Në male jo e jo. Patëm një zjarr të madh në Parkun e Lurës, zgjati disa ditë po s’kishim me çfarë të shkonim deri atje. Këtë mjetin e kemi sajuar si zjarrfikëse. Na ka ardhur pasi është sekuestruar që nga embargoja e naftës me Jugosllavinë,. E improvizuam si zjarrfikëse, por s’është funksional. Kemi një mjet nga Kosova 4X4, po s’ka ujë. Vetëm transporton zjarrfikësit për të shuar me mjete rrethanore në pyje” përfundon shefi.