E enjte, 21 Nëntor, 2024

Ndotja në Qafë Murrize, asnjë masë e marrë deri tani

Zona e njohur si Qafë Murrize në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit jo vetëm nuk është pastruar nga mbeturinat, por këta të fundit janë shtuar çdo ditë. E gjithë zona piktoreske është e mbuluar nga mbetje të ndryshme të cilat janë hedhur aty nga pushues ditor apo udhëtarë të cilët përdorin rrugën e Arbrit për të lëvizur drejt Qarkut Dibër, Maqedonisë së Veriut apo anasjelltas drejt Tiranës.

Situata shqetësuese është në zonën e rrugës që të dërgon në fshatin Gur i Bardhë për shkak se është më e frekuentuara nga pushuesit ditor që vijnë nga Tirana apo zona të tjera të ndryshme gjatë fundjavave. Vizitorët i lënë ambalazhet e produkteve që konsumojnë në vend dhe nuk i marrin me vete kur largohen.

Ndërkohë nga ana e pushtetit vendor nuk është marrë asnjë masë deri tani për ta mbajtur pastër mjedisin dhe për t’ju krijuar mundësi vizitorëve që të kenë një vend të caktuar për të hedhur mbetjet që dalin nga produktet që konsumojnë, teksa kalojnë orë në natyrë. Ndotja e madhe pritet të evidentohet akoma më shumë me rënien e gjethëve të pemëve, pasi momentalisht është pak e dukshme nga rruga. #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit