E premte, 22 Nëntor, 2024

Fermerët e Bulqizës të zhgënjyer nga prodhimet e vjeshtës: Faji i shtetit që nuk kontrollon farërat

Fermerët e Bulqizës vijojnë të jenë të zhgënjyer nga prodhimet e vjeshtës në bujqësi. Shkak për këtë mësohet se është bërë cilësia e dobët e farërave që si rezultat i ka lënë pa prodhimin e pritshwm.

Fermerët e fshatit Okshatinë në Njësinë Administrative Shupenzë thonë se si kurrë më parë nuk kanë parë si ky vit ku misri dhe fasulja nuk kanë patur rendimet në prodhim. Ata fajësojnë cilësinë e farërave të cilat i blejnë tek subjektet që tregtojnë në zonën e Dibrës. Sipas fermerëve prodhimi më i madh që kanë marrë këtë vjeshtë nga misri janë kashtat, pasi nuk ka patur prodhim tjetër.

Nga ana tjetër, fermerët fajësojnë strukturat shtetërore të cilat nuk kontrollojnë cilësinë e farërave që hyjnë dhe shiten brenda vendit tonë. Ata thonë gjithashtu se nëse kjo situatë vijon do të detyrohen të mos merren më me bujqësi dhe të largohen jashtë vendit pwr mundësi më të mira ekonomike.

Veç cilësisë së keqe të farës së misrit, këtë vit ky fenomen masiv ka qenë edhe tek fasulja, e cila ka dalë me mizë ende pa e vjelë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit