E hënë, 25 Nëntor, 2024

Burimi i shpreh pëlqimin Lejlës, si e priti banorja e BBVK

Kanë filluar ngacmimet e para ndërmjet banorëve në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother.

Ata tani kanë shprehur pëlqimet e tyre e së fundmi ka qenë edhe Burim Vatovci. Konkurrenti ka shprehur pëlqim për Lejla Seferin, edhe pse një gjë të tillë nuk e mori mbrapsht.

Ata ishin duke biseduar në oborr, kur edhe Burimi shfaqi ndjenjat për të.

“Kam pasur shumë respekt për ty, më ke dhënë një ndjenjë të mirë. Ndoshta kam gabuar që kam shprehur pëlqim, por ashtu jam ndier”, i tha ai. “Pse nuk kam të drejtë të të pëlqej unë?”

“Jo që nuk ke të drejtë, në këtë shtëpi nuk kam pëlqim për dikë”, ia ktheu Lejla.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit