“Familjen s’e kemi për famë“- kështu u shpreh moderatorja e njohur Alketa Vejsiu teksa u pyet nga ndjekësit për familjen dhe bashkëshortin e saj.
Ajo ka treguar se që në fillim ka pasur një marrëveshje me bashkëshortin, që ajo do fokusohej në showbiz, ndërsa ai në biznes.
Një pyetje tjetër që fansat i kanë shkruar moderatores ishte: Cili është çelësi i një martese afatgjatë sipas eksperiencës tuaj?
“Interpretohet nga unë si një romancë e përjetshme, jo si një kornizë institucionale. Dy njerëz janë miq, pastaj partnerë, pastaj prindër, pastaj jeta është aventurë, është qejf. Ai që ka më shumë bën për atë që ka mundësi më pak, pa kalkulator pa makinë llogaritëse. Bën thjeshtë se ndjen dhe do, dhe kur do ska llogari. Une jam tolerante si natyrë. Nuk prish qejf. Nuk provokoj konflikt. Jeta pranë meje duhet të jetë qejf, paqe, atmosferë, gëzim,” ka shkruar moderatorja.