Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në shtirjen lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave.
Por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.
Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët