Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka mbledhur të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që janë pjesë e strukturës së taskforcës për Mbrotjen Civile në shkallë Qarku.
Në një intervistë për “Bulqiza Televizion”, Shehu tha se iu është kërkuar institucioneve që të jenë në gatishmëri të plotë gjatë stinës së dimrit për çdo lloj situate dimërore që do të mund të paraqitet.
Si kryetar i Shtabit të Mbrojtjes Civile në Qarkun Dibër, Prefekti Shehu tha se për masat e marra të gjitha institucionet do të raportojnë në ditët në vijim pranë institucionit të prefekturës në mënyrë që të shihet gatishmëria e tyre për situatat dimërore.
Shtabi i Mbrojtjes Civile në rang Qarku mblidhet çdo vjeshtë për t’i paraprirë situatave dimërore që mund të krijohen nga moti i keq apo ngricat gjatë stitës së dimrit në rrugë, institucione arsimore etj.