Orët e pasdites; sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në  26°C vlera maksimale në Qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht  Lindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.