Parashikohet që  orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. /btvnews.al