Truri kërkon vazhdimisht furnizim me vlera ushqyese në mënyrë që kujtesa të jetë e mbështetur nga mësimet e reja dhe proceset vendimmarrëse.

Acidi yndyror omega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe funksionin e trurit. Ky acid ka treguar rezultate të mira kur bëhet fjalë për peformancën e aftësive njohëse dhe mbrojtjen e trurit nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga mosha.

Burimet më të mira të këtij acidi vijnë nga ushqimet si peshku salmon, sardelet, farat e lirit, farat chia dhe arrat.

Antiokdisantet dhe polifenolet janë komponime që gjenden në pemë e perime, të cilat mbrojnë trurit nga stresi oksidativ dhe inflamacioni.

Këto komponime kanë treguar se përmirësojnë funksionin e aftësive njohëse të trurit dhe zvogëlojnë mundësinë për të zhvilluar sëmundje neurodegjenerative. Burimet më të mira të ansioksidantëve dhe polifenoleve janë frutat e malit, çokollata e zezë, çaji i gjelbër dhe kafja.

Vitamina B gjithashtu luan rol të rëndësishëm në fusnkionin e trurit duke ndihmuar atë të prodhojë dhe të rregullojë neutrotransmetues, kimikate këto që u mundësojnë nervave të komunikojnë me njëra tjetrën.

Burimet më të mira të vitaminës B vijnë nga ushqimet si drithërat e plota, perimet me gjethe të gjelbra, arroret si dhe farat e ndryshme si ato të kungullit dhe chia.

Frutat e malit janë të mbushura me antioksidantë dhe polifenole, të cilat mund të rrisin numrin e neuroneve në mënyrë që të përmirësohet funksioni i trurit dhe të mbrohet nga dëmtimi.

Frutat e malit më të mira për trurin konsiderohen të jenë boronicat, dredhëzat, mjedrat dhe manat.