E diel, 24 Nëntor, 2024

31-vjeçarja hidhet nga kati i 6 i pallatit ku jeton

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Një 31-vjeçare që jeton në një pallat në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” është vetëhedhur nga kati i gjashtë. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:15 dhe rrethanat që e kanë shtyrë të renë drejt këtij akti mbeten të paqarta.

Edhe pak ditë më parë, një 31-vjeçar i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit. I riu nuk kishte konflikte, por dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit