Qytetarët e Bulqizës po mendojnë të heqin dorë nga ngrohja me dru zjarri dhe të përdorin energjinë elektrike si alternativë më të lirë. Shumë qytetarë kanë nisur të vendosin kondicionerë pasi çmimi i druve të zjarrit është shtrenjtuar deri në 7 mijë lekë për metërkub.
Për shkak të dimrit të gjatë dhe temperaturave shumë të ulta që në Bulqizë zbresin disa gradë nën zero, qytetarët përdornin dru zjarri për tu ngrohur, nisur dhe nga çmimi i ulët i tyre. Por vitet e fundit çmimi për m3 i druve të zjarrit ka ardhur në rritje, e kjo ka bërë që qytetarët të zëvendësojnë ngrohjen me dru në atë me energji elektrike.
Çmimi i druve të zjarrit në të katër bashkitë e Qarkut Dibër është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ku varion nga 5000 deri në 8000 lekë për një metërkub dru zjarri.