Lëkundje tërmeti në vend. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 11:21 me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter sipas Institutit të Gjeoshkencave.
Epiqendra është evidentuar 19 km nga Tirana, pranë Shëngjergjit.
Deri tani nuk raportohet për dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë më shumë në katet e sipërme.