E enjte, 31 Tetor, 2024

Motra e 14-vjeçares shqiptare që ra nga kati i 7-të e bindur që e ka vrarë ish-i dashuri 15-vjeçar

Detaje te reja janë bërë me dije mbi vdekjen misterioze të 14-vjeçares shqiptare që ra nga kati i 7-të i pallatit ku banonte

Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin, ndërsa motra e saj e madhe është e bindur se Aurora nuk ka kryer vetëvrasje, por është shtyrë nga ish-i dashuri i saj, 15-vjeçar.

Motra e viktimës deklaron se i dyshuari e kishte rrahur dhe më pas e kishte hedhur nga tarraca, duke bërë që Aurora të binte nga 7 kate lartësi. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka shkruar se nuk do të heshtë dhe se kërkon drejtësi: “Vrasësit duhet të shkojnë në burg.”

M.S., 15 vjeç, ish-i dashuri i Aurores, është nën hetim për vrasje me dashje, megjithatë ai vijon të këmbëngulë për pafajësinë e tij, duke deklaruar për hetuesit se ngjarja ishte vetëvrasje.

Motra e madhe e Aurores e kundërshton kategorikisht këtë version: “Ai e kishte rrahur edhe më parë! Ka pamje të bisedave në të cilat Aurora shkruante se kishte frikë prej tij.” 13-vjeçarja e kishte përshkruar atë si “të papjekur” dhe “të çmendur.”

Sipas dëshmive të motrës së Aurores, ai “e rrahu, e tërhoqi zvarrë në katin e shtatë dhe e hodhi poshtë. Pas kësaj, ai shkoi në lokalin poshtë, lau duart dhe mori në teleon policinë duke i thënë se e mitura ishte vetëvrarë.  /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit