E premte, 22 Nëntor, 2024

Dibër/ I kërkonin para për të mos i publikuar foto e video intime në rrjetet sociale! Arrestohet çifti dhe një adoleshente që shantazhonin 17-vjeçaren

Policia e Dibrës ka arrestuar një çift të rinjësh dhe një 17- vjeçare, pasi shantazhonin një tjetër 17- vjeçare me foto dhe video personale në rrjetet sociale.

Si dhe i kërkonin para për të mos i publikuar foto e video intime në rrjetet sociale!

 

Njoftimi i Policisë:

Sipas polisisë, 17- vjeçarja shantazhohej, që tu jepte para në mënyrë që ata të mos i publikonin video dhe foto personale, në rrjete sociale.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ku nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma e parave dhe 4 celularë.

“Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë  banues në Komsi, Mat. Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit