E enjte, 21 Nëntor, 2024

Xhelal Mziu/ Xibër Bashkia Klos, banorët kërkojnë nënkalim në rrugën e Arbërit.

Postimi i Xlelal Mziut:
Banorët e njësisë Xibër dhe të Klosit, nuk i interesojnë rilindjes, veç vitave.

Banorët e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit vazhdimisht kanë kërkuar siguri teksa kalojnë nga njëra anë e rrugës së Arbërit, nëpërmjet një nënkalimi.
Banorët e fshatit Shkallë kanë shprehur shqetësimin se përballen me rrezikun e përplasjes nga automjetet teksa duhet të kalojnë në të dy anët e rrugës.

Lëvizja e banorëve apo i prodhimeve bujqësore në afërsi të urës së “Spates” në Shkallë është e pamundur, po rrezikojnë jetën kur kalojnë me kafshët, por edhe në këmbë rrugën e Arbërit, pasi makinat qarkullojnë me shpejtësi
Që në fillim kanë kërkuar një nënkalim dhe rrugë dytësore për kafshët, por që nuk janë ndërtuar deri tani.
Nuk është hera e parë që banorët e fshatit Shkallë të Klosit ankohen për sigurinë në rrugën e Arbërit, por kërkesat e tyre nuk kanë gjetur ende mbështetje nga qeveria qendrore apo lokale e rilindjes, tha Mziu  #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit