E enjte, 21 Nëntor, 2024

Shtohen beqarët në Shqipëri, 300 mijë të rritur të pamartuar

“Unë jam martuar 25 vjeç, është një moshë normale pjekurie për të marrë një vendim që do ndikojë gjatë gjithë jetës tënde”, është shprehur një qytetar. “I bien shkurt, bashkëjetesë dhe kaq, por kjo është fatkeqësi se nuk ka lindje. Unë bëra 45 vjet i martuar. Harmonia dhe tolerancë gjithmonë është sekreti”, tha një tjetër qytetar. Qytetarët me status beqar i përkasin grupmoshës produktive nga 25 deri në 59 vjeç. Por çfarë rrethanash kanë ndikuar?

Arjana Muçaj, sociologe u shpreh: “Është rritur ajo që ne i themi arsimimi i të rinjve, migrimi dhe emigrimi. Janë këta dy faktorë kyç”. Meshkujt gjithnjë dhe më shumë i janë drejtuar emigracionit, për të punuar. E kjo vonon martesën. Ndërsa  e kundërta  ndodh me vajzat që preferojnë të shkollohen. Por kjo ka sjelle disnivel arsimor, duke penguar meshkujt për të gjetur partneren e jetës.

“Gjetja e një partneri do të thotë të jetë i ngjashëm në cilësi dhe karakteristika dhe përsa i takon statusit social në shoqëri dhe patjetër që pretendimet janë gjithnjë më të larta.”. Tek vajzat numri më i lartë i beqareve i përket grupmoshës 25-30 vjeç. “Kjo tregon që vajzat po martohen në një moshë më të madhe nga dikur, mosha 22 25 martesa shikohej si diçka që ndodhte pas shkollimit të tyre. Shikojmë pavarësi ekonomike tek gratë. Sipas sociologes, tranzicioni demografik, zhvendosja e popullsisë pas viteve 90 në zonat e ulëta dhe ato urbane kanë ndikuar gjithashtu në shtimin kryesisht të meshkujve beqarë në fshatra.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit