Gjithçka nisi për një top! Ky i fundit i përdorur nga Diana për lojë, u shndërrua në shkak për debat mes saj dhe Gresës.
Gjithçka filloi kur topi, gjatë lojës, i ra Gresës dhe kjo e refuzoi t’ia kthente Dianës, duke e argumentuar se ishte lënduar nga goditja.
Diana u përpoq t’i sqaronte situatën, ndërsa të tjerët në shtëpi u përpoqën t’ia marrin topin nga duart Gresës.