E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Aksidentoi një shtetase, procedohet 67-vjeçari

Ditën e sotme është proceduar penalisht një 67-vjeçar pasi ka aksidentuar një shtetase në Shupenzë.

Sipas njoftimit të policisë kjo shtetase është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Po këto shërbime, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z.M., 67 vjeç, banues në Shupenzë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar lehtë shtetasen A.M., e cila pas ndihmës së parë mjekësore, është larguar për në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit