Ditën e sotme është arrestuar një 32-vjeçar banues në Bulqizë.
Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin R.K., 32 vjeç pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin R.K., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.