E diel, 24 Nëntor, 2024

Burimi i ujit, mollë sherri për dy familje në Ostren të Bulqizës

Përdorimi i një burimi të ujit në fshatin Ostren të Bulqizës ka çuar në gjykatë dy familje, të cilat tashmë kërkojnë pronësi mbi të.

Asllan Koçi thotë se burimi i ujit rrjedh në tokën e tij dhe se e ka lejuar familjen tjetër të marrë ujë vetëm gjatë ndërtimit të banesës.

Por sipas Koçit, edhe pas përfundimit të ndërtimit të banesës, fqinji ka pretenduar se uji është i tiji. Kjo ka bërë që palët të përfundojnë në gjykatë, duke kaluar disa shkallë.

Asllan Koçi kërkon nga organet e drejtësisë, por edhe të shtetit që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë një vetëgjyqësi të mundshme.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit