E martë, 5 Nëntor, 2024

Humb betejën me leuçeminë, ish-futbollisti spanjoll ndërron jetë në moshën 34-vjeçare

Migel Ledo është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare pasi ka humbur betejën me leuçeminë.. Klubi spanjoll, Legrones, ka bërë të ditur lajmin e trishtë me një postim në rrjetet sociale.

“Nuk duam ta mbajmë mend në asnjë mënyrë tjetër, përveçse me fanellën bardhekuq dhe shiritin e kapitenit. U prehsh në paqe, kapiten i përjetshëm. Jemi pa fjalë”, shkruan klubi i Logrones.

13 vite kaloi Migel Ledo te Logrones. Para një viti u tërhoq nga futbolli, ndërsa mbante veshur fanellën e Haro Deportivo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit