E diel, 24 Nëntor, 2024

“Një sezon për t’u mbajtur mend”, Balluku flet me shifra: Së shpejti turizëm edhe në Bulqizë

Një sezon për t’u mbajtur mend, kështu e ka konsideruar zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sezonin turistik të këtij viti, që sikundër u shpreh nuk është mbyllur ende.

Balluku tha se shumë shpejt do të prezantohet projekti turistik për turizëm edhe në qytetin e Bulqizës, ndonëse një qytet me histori të trishta.

“Doja të ndaj me ju një zonë turistike si Bulqiza. Bulqiza e minierave, e historive të trishta, e halleve të mëdha, pas pak ditësh së bashku me Blendin dhe me Dritan Agollin, nga Fondi Shqiptar e Zhvillimit, ne do të prezantojmë një nga projektet më të mëdha dhe  më inovatore të turizmit shqiptar, I cili nuk ka të bëjë as me zonat malore dhe as me zonat fushore, por bregdetare, por ka të bëjë me një zonë minerare e cila do të rivitalizojë dhe do të ngrejë në një nivel tjetër një aset të vjetër të ushtrisë shqiptare, të quajtur, Divizioni. Do ndërtojmë një muze që do përfshijë brenda, muze, hoteleri dhe do jetë e aksesueshme për 30 minuta sepse tashmë do kemi edhe tunelin e Murrizit. tha Balluku

Artikuj te ngjashem

Me te fundit