Parashikohet që gjatë pasdites vranësirat dhe lagështira në ajër të shtohen gradualisht në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale, e cila pritet në qytetin e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.