E enjte, 21 Nëntor, 2024

Aksident tragjik në Itali, vdes 17-vjeçari shqiptar. Po udhëtonte me skuter, përplaset nga një makinë

Një aksident tragjik është regjistruar pak para mesnatës së kaluar në Castiglione del Lago të Italisë.

Një 17 vjeçar shqiptar kishte dal së bashku e shokun e tij me skuter, por një makinë me shpejtësi ka përplasur dy të rinjtë. 17-vjeçari Stiveni u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë, ndërsa miku i tij u plagos.

Sipas medieve të huaja, prokuroria e Perugias, prokurori Massimo Casucci, ka urdhëruar tashmë të gjitha analizat klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar. Gjithashtu do të bëhen edhe hetime mjeko-ligjore në trupin e viktimës, si dhe për dëmtimet e marra nga i riu që mbeti i plagosur.

Automjetet u sekuestruan dhe po rihihen të gjitha kamerat e sigurisë aty pranë ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit