E enjte, 21 Nëntor, 2024

Dhunuan personazhin e TikTok-ut në Pejë, pas Stresit edhe Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës këtë të martë. Ai ishte në kërkim prej disa muajsh për dhunën ndaj personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni. Noizy pritet që të ndalohet për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë”, konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Gjithashtu edhe reperi tjetër, Stresi u vetëdorëzua në policinë e Pejës më 1 nëntor, për t’u liruar me kusht një ditë më pas.

Personazhi i TikTok, Medi Iseni akuzoi reperin Noizy se e dhunoi me doreza hekuri së bashku me 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

Ai ka publikuar disa mesazhe të shkëmbyera në WhatsApp me Stresin, ku reperi i del garant se do të rregullojë raportin e tij me Noizy, duke e ftuar në backstage të klubit të natës në Pejë.

Por, sipas Medi Isenit, ky ishte një kurth pasi në momentin që u fut brenda së bashku me dy shokë të tij, Noizy dhe grupi i tij prej 7 personash ishin duke e pritur me armë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit