E enjte, 21 Nëntor, 2024

E akuzon për dhunë, bashkëshorti i Drenushës përballet me banoren në Big Brother

Atilla Kardesh ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit ka hyrë si konkurrent i BBVK3, personazh ky i bërë i “famshëm” vetëm pak kohë më parë kur Drenusha tregoi për dhunën fizike dhe verbale të pësuarprej tij prej shumë vitesh.

Me hyrjen e tij si banor, Drenusha reagoi me qetësi, duke thënë se tashmë nuk ka asnjë ndjesi ndaj tij. Ajo e bëri të qartë se marrëdhënia e saj me Atilla-n është një çështje e kaluar dhe se e vetmja gjë që i bashkon, janë dy fëmijët që kanë së bashku.

Edhe Rezarti, i cili ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Drenushën prej fillimit, reagoi me qetësi dhe i dha dorën Atillës. Megjithatë, hyrja e Atillës nuk u prit aspak mirë nga një pjesë e madhe e banorëve, të cilët e quajtën personazh jo VIP dhe dhunues atë, duke mbajtur anën e Drenushës.

Ai është takuar me Drenushën, e cila nuk e priti aspak mirë. Ai i tregoi se fëmijët janë mirë.
“Unë nuk ndjej kurgja për këtë njeri, e kom pas nifari inati, që s’kemi pas bashkëpunim për hatër të fmive, por tash s’më bën përshtypje. Ky gjithë është mundu me më bo gënjeshtare, edhe si nanë e keqe”.

Atilla: Këto llafe i kemi ndëgju në 30 programe. Ajo tha se Atilla është shumë manipulues.

Drenusha: “Ti je kanë dhunues, ma mirë është më kërku falje, paske ardh këtu si burri i Drenusha Latifit me bo famë”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit