Orët e para të mëngjesit të së martës ka shpërthyer një sasi lënde plasëse pranë një godine boshe në qytetin e Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit në rrugën dytësore, Tiranë-Vorë.
Sipas informacioneve të fundit godina ku shpërtheu kjo lëndë plasëse është marrë me qira nga personazhi i njohur tashmë në Tik Tok, Kozak Braçi.
Nuk dihen ende shkaku i shpërthimit por policia po heton për konflikte të mundshme.
Godina në fjalë ishte marrë me qira pë investime nga Kozaku.
Bëhet me dije se dëmet janë vetëm materiale dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për të hetuar.