E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dibër/ Asfaltohet rruga që të dërgon në Kastriot

Ka përfunduar investimi i sistemim asfaltimit të dy rrugëve në Njësinë Kastriot të bashkisë Dibër, me investitor Bashkinë Dibër. Rruga e fshatit Brest i Epërm rreth 1 km gjatësi, ka qenë mjaft problematike për përdoruesit e saj prej 34 vitesh. Me këtë investim prej 10 milionë e 497 mijë e 72 lekë pa TVSH, më në fund është zgjidhur përfundimisht kjo probematikë, nga e cila vuanin rreth 50 familje.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Dibër, Rruzhdi Deda, kjo rrugë ka përfunduar me të dyja shtresat asfaltike dhe tashmë pritet që anësoret të mbushen me stabilizant dhe më pas të vendoset sinjalistika rrugore.

Paralelisht me këtë investim Bashkia Dibër ka përfunduar edhe sistemim asafaltimi i rrugës së lagjes “Miravec” të fshatit Sohodoll, me gjatësi prej afro 1 kilometra, dhe që u shërben rreth 100 familjeve.

Aktualisht Bashkia Dibër po vazhdon investimet edhe në shtrimin e rrugës së Rrethkalës, në Njësinë Muhur, ndërsa në Kalanë e Dodës po shtrohet një segment asflatik, si dhe janë lidhur kotratat edhe për një sërë segmentesh të tjera rrugore për t’iu nënshtruar sistemim-asfaltimit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit